Presidenti i Interit, Steven Zhang ka insistuar se nuk ka asnjë shans që sulmuesi Mauro Icardi të bashkohet me Juventusin.
Spekulimet që lidhin Icardin me një kalim shokues te Juventusi janë intensifikuar pasi Fabio Paratici refuzoi të përjashtojë një marrëveshje për sulmuesin e Interit , në mes të bllokimit të tij me Nerazzurët.
Megjithatë, Zhang tha pas takimit të bordit të klubit të hënën se sulmuesi argjentinas nuk ka asnjë shans të kalojë të rivalët e urryer.
“Në futboll, kurrë nuk mund të thuash kurrë të bërit biznes me Juventusin”, ka thënë fillimisht Zhang.
“Megjithatë, në këtë rast të veçantë nuk ka asnjë shans që Icardi të shkojë te Juventusi”.
“Ne biseduam shumë javën e kaluar dhe duam t’i japim fund kësaj historie”.
“Jemi duke negociuar një rinovim me Interin, por filozofia jonë është se grupi është gjithmonë më i madh se individi”.
“Kampanja jonë e transferimeve gjatë verës së ardhshme do të jetë më e mirë se e fundit”, përfundoi presidenti i Interit.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...