Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë.
Isufi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë ndajnë pikëpamje të ndryshme me PDK-në për taksën, pos sipas tij tërheqja mbrapa do të ishte gabim i madh për Kosovën.
Sipas Isufit, edhe nëse zgjedhjet shpallen nesër AAK është e gatshme dhe në pozitë të mirë.
“Çdo moment mund të jetë i volitshme, kujt i konvenojnë. AAK është e gatshme të shkon në zgjedhje edhe nëse ato shpallen nesër. Koalicioni ka prodhuar efekte, pasi ka formuar Ushtrinë dhe ka nxjerrë ligje të rëndësishme për këtë vend”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk i kanë problem zgjedhjet, sepse partia e tij ka qenë konsekuente në qëndrimet e saj.
“Që sot jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Nuk e kemi problem. Zgjedhjet janë në favorin tonë, pasi kush qëndron konsekuent në qëndrimet e veta, normalisht ka përkrahje. Ne shohim përkrahjen e qytetarëve për taksën, ushtrinë etj., prandaj nuk iu frikësohemi zgjedhjeve”.
Isufi ka thënë se pavarësisht si e nxjerrin sondazhet AAK-në, ata shohin ngritje të madhe të mbështetjes popullore.
“Por, nuk duam të spekulojmë më shifra, pasi sondazhet ndonjëherë edhe mund të jenë të porositura”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...