Shkollat serbe në Kosovë pushojnë, për shkak të gripit në Serbi

20:25 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në Graçanicë dhe në komuna tjera serbët nuk kanë pushuar për pavarësi.

Përderisa në Kosovë, gjatë së hënës nuk po mbahet mësim për nder të 11 vjetorit të pavarësisë, në komunat me shumicë serbe janë duke bojkotuar shkollën për shkak të gripit.

Mungesa e nxënësve në shkollën, “Kral Millutinit”, në Gracanicë ka krijuar mundësi për vizitorë të tjerë.

E zbrazët nga nxënësit ishte edhe shkolla Sfeti Sefa.

Një numër i madh i qytetarëve janë sëmurë, e ekziston frikë e përhapjes së gripit, raporton T7.

Pasi që komunat me shumicë serbe në Kosovë punojnë me sistem arsimor si në Serbi, vepruan njësoj.

Këtë e konfirmojnë banorët e Gracanicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme