Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u bënë bashkë në Konferencën për Siguri në Mynih të Gjermanisë.
Këtu i pari i Kosovës tha se “ata po flasin për hapjen e kutisë së Pandorës, por unë mendoj se kjo kuti veç është e hapur në Ballkan. Nëse nuk e arrijmë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, atëherë rrezikojmë që të ketë më shumë ndikim të huaj në rajon”.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të jenë shembull në arritjen e paqes siç është shembulli France – Gjermani.
Homologu i tij Vuçiq ka thënë se lufta në Kosovë është ekzagjeruar.
“Ata po viktimizojnë veten. Nëse ju thoni diçka që nuk ju pëlqen atyre, ata do të thonë se ne jemi duke e rishkruar të ardhmen. Nëse diçka është e përfunduar pse duhet të bisedoni me Serbinë. Si ndodhi që ju nuk jeni anëtarë të organizatës ndërkombëtare. E vërtetë që duhet të negociojmë. Ne i bëjmë të gjitha negociatat nën BE. Por problemi në Prishtinë është se nuk e pranojnë kurrë fajin e tyre. Ne po bëjmë çmos për të ulur audiencën tonë publike dhe ata po bëjnë gjithçka për ta rritur atë”.
Pjesë e këtij paneli ishte edhe Komisionari evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, i cili tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në interes të qytetarëve të këtyre dy vendeve.
“Ne duhet të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse pas zgjedhjeve në BE do të ketë një situatë tjetër. Prandaj ju nxis që të punoni në një zgjidhje konstruktive dhe të gjeni një kompromis. Me të vërtetë mbështetem në angazhimin tuaj”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...