Gjata: Rast i paprecedent, vendi i detyruar të shkojë në zgjedhje të parakohshme

17:51 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

I ftuar në studion e SYRI.net me gazetarin Alex Xhelili, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Sipas tij, ky është rasti I parë në histori, është rast I paprecedentë çka tregon se në çfarë situate jemi.

“Është vendim I madh politik, I paprecedentë. Është hera e parë që ndodh. I kanë bërë atentat Ahmet Zogut në parlament, kanë ndodhur revolucione. Ky është rasti I parë në histori. E shihni ky ka ardhur. Nuk ka më teknikalitete. Sot është marrë vendimi dhe do të protokollojnë në parlament dorëheqjen”, u shpreh Gjata për Syri.net.

Sipas Gjatës, kur lënia e mandatit është në bllok, vendi është I detyruar të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Të ka ikur opozita. Të ka dorëzuar mandatet. Një pjesë e popullit është e papërfaqësuar. Si do qeverisësh?”, vijoi Gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme