Flamurtari mund Prishtinën 2:0 me një lojtar më pak

16:20 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Flamurtari e ka tronditur Prishtinën në 45 minutat e pjesës së parë, duke shënuar dy herë edhe pse me një lojtar më pak në ndeshjen e Ipko Superligën në kryeqytet.
Kuqezinjtë e nisen keq takimin e javës së 18-të duke mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi Quansah mori direkt të kuqin, raporton Gazeta Express.

Por, kjo nuk i demotivoi ata për të shënuar, pasi Alban Shillova realizoi për 1:0 pas gjysmë ore lojë.

Vetëm një çerek më vonë, Egzon Krasniqi shënoi për ta dyfishuar rezultatin, duke i dërguar skuadrat në pushim mes pjesëve me rezultat tronditës.

Prishtina rrezikon seriozisht ta humbë kreun e Superligës nëse pëson disfatë, pasi në anën tjetër, Feronikeli po fiton ndaj Lirisë.

Tifozët Plistat i kanë fishkëllyer skuadrës pas golit të dytë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme