Kurdët e Sirisë iu bën thirrje evropianëve të mos i lënë ata, kur grupi militant “Shteti Islamik” të jetë i mundur.
Kurdët, që luftojnë kundër grupit militant IS, konsiderohen si terroristë nga ana e Turqisë.
Zëdhënësi i kurdëve të Sirisë, Aldar Halil i tha agjencisë AFP se evropianët duhet të ndihmojnë në krijimin e forcave ndërkombëtare në verilindje të Sirisë.
“Vendet evropiane kanë përgjegjësi politike dhe morale dhe nëse nuk i përmbahen, do të na zhgënjejnë” ka thënë ai .
Zëdhënësi kurd i bëri thirrje Francës, si dhe vendeve tjera të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të angazhohen për krijimin e forcave ndërkombëtare në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane.
Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...