Kështu e ka përshkruar gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Telekomi, ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha.
Haxha në një intervistë dhënë arbresh.info ka folur për punësimet në Telekom, vlerën e Telekomit, punën e ministrit, Valdrin Lluka, kohën kur ky institucion kishte kushte të konkurrencës, mënyrën e rimëkëmbjes dhe kohën ideale të privatizimit.
Duke folur për punësimet e militantëve partiak Haxha ka thënë se në Kosovë tashmë janë bërë ‘kulturë’
“Punësimi i militanteve partiak tashme është bërë ‘kulture’ e çdo partie politike. Po thuaj nuk ka asnjë parti politike qe nuk ka bërë dhe nuk po bënë punësime të përkrahësve të tyre. Punësime të tilla në Kosovë janë njëkohësisht edhe pjese e shoqërisë në tranzicion, prandaj është shumë e vështirë të eliminohet kjo dukuri. Kriza ekonomike, papunësia e madhe dhe mungesa e prosperitetit ne Kosove ka sjell një situate që nuk është e lehtë të eliminohet dukuri te tilla. Prandaj kur flasim për punësime të tilla, duhet pranuar faktin se të gjitha partitë kanë bërë dhe janë duke bërë të njëjtën praktikë, pa asnjë përjashtim. Pra, janë vendosë ‘Standarde’ te cilat me kohë dhe me një zhvillim ekonomike më të mirë ndoshta do të eliminohen”, ka thënë ai.
Haxha ka shtuar se pagat janë arsyeja kryesore për këto punësime.
“Një arsye tjetër është gjithashtu se pagat në ndërmarrjet publike janë më të larta se sa në sektorin privat, sepse sektori privat nuk është stimuluar sa duhet prandaj edhe pagesat në këtë sektorë janë shumë të ulëta. Ka mundësi që këto punësime në sektorin publike të ndryshojnë, kjo mund të bëhet vetëm me rritjen e pagave dhe kushtëve më të mira të punësimit në sektorin privatë”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë gjithashtu se në këtë ndërmarrje për katër vite dyshohet të jenë punësuar mbi 1000 persona.
“Numri i të punësuarve ka vazhduar pa ndërprerë, në vitin 2010, qeveria ka pas marr vendim që të ndërpriten të gjitha punësimet ne PTK. Mirëpo menjëherë pas largimit tim nga PTK, për çudi ai vendim është pezulluar nga po e njëjta qeveri. Numri i te punësuarve në viti 2011 ishte afërsisht 3100 ne PTK, ku përfshihej Telekomi, VALA dhe POSTA, kurse tash te dy kompanitë (Telekomi dhe Posta) dyshohet se mund te ketë kaluar shifrën mbi 4200 në te dy ndërmarrjet. Pra nëse shikohet me kujdes numri i të punësuarve ne Telekom dhe Post, ky numër dyshohet se mund te ketë kaluar shifrën mbi 1000 punësime qe nga viti 2014 e deri sot…Kjo mbetet të vërtetohet. Pra në kohen kur kompania ka qenë në fazën më të ulët të bilancit të saj janë bërë punësime…Kjo është e vështire të justifikohet… “, ka thënë Haxha.
Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit ka thënë se punësimet në Telekom po bëhen për t’ia ulur vlerën ndërsa asnjë Qeveri nuk ka punuar të rris vlerën e Telekomit.
“Duhet gjithashtu te jemi te sinqertë e të i tregojmë qytetareve se asnjëherë asnjë qeveri nuk ka punuar që të rris vlerën e kësaj kompanie, përkundrazi, nuk ka pasur vullnet të ngrisin vlerën e kësaj korporate, por edhe të korporatave të tjera në përgjithësi. Të gjitha janë në një gjendje alarmante. Procesi i privatizimit si duket është duke ri-filluar për herë të 3 apo te 4-ter, dyshojë shumë se do të ketë investitor serioz pas të gjithë këtyre degradimeve të qëllimta që i janë bërë kësaj kompanie. Punësimet do të përdoren si arsye për te ulur vlerën e Telekomit. Siç edhe po e shihni, kjo kompani ka pësuar goditje te njëpasnjëshme edhe askush nuk ka jap përgjegjësi sepse pothuaj të gjithë janë përfitues në një formë apo tjetër nga kjo kompani”, ka thënë ai.
Teksa ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, e ka quajtur lexues komunikatash ka thënë se edhe ai mban përgjegjësi direkte për uljen e vlerës së Telekomit.
“Ministri LLuka mban përgjegjësi direkte për uljen e vlerës së Telekomit, Ky ministër në vazhdimësi bene deklarata publike se si është duke u dëmtuar Telekomi, dhe se si kjo kompani po keq menagjohet por asnjëherë nuk ka ndërmarr ndonjë veprim. Ndoshta e kuptoje ministrin LLuka se askush nuk e pyet, ai më shumë duket të jetë një ‘Lexues’ komunikatash se sa qe ka ndonjë vizion personal. Telekomi i Kosovës është dëmtuar para syve te ministrit Lluka”, ka shtuar ai.
Haxha ka Kosova ka kuadro që do ta rimëkëmbin Telekomin por klasë politike nuk i lejon sepse preken interesat tyre.
“Deklaratat se do të ketë investitor siç është BERZH, që do të bëjë ristrukturimin e Telekomit, vërtet janë ofenduese për qytetaret e Kosovës. Kosova ka ekspert dhe kuadro që mund të ristrukturojë edhe ri-mëkëmbë ketë kompani. Prandaj, kamuflimet se BERZH do të ristrukturoje ketë kompani më shumë tingëllon si plane strategjike ku do te ketë largime nga pune edhe do te bëhen ulje të rrogave të stafit përems BERZH-it. Si zakonisht, gjithmonë janë përzgjedh këshilltarë apo kompani ndërkombëtare per te ‘bind’ qytetaret se ‘këta të huajt po thonë’. Këto janë fraza bajate që po e dëmtojnë interesin e Kosoves në përgjithësi. Unë dyshojë shumë në këto aranzhime me ndërkombëtaret, sepse deri tash është dëshmuar se ‘emra’ kompanish apo këshilltaresh të huaj janë përdorur si mburoje për realizimin e interesave të ngushta….Kosova ka djem e vajza të ngritur që din dhe duan ta zhvillojnë Kosovën, por klasa politike nuk lejon sepse preken interesat e tyre”, ka thënë Haxha.
Ndërsa i pyetur nëse tani është koha ideale për privatizimin e Telekomit, Haxha ka thënë se fillimisht duhet depolitizimi i saj dhe një rikonstruktim i mirëfilltë.
“Qëllimi i privatizimit do të duhej të ishte sjellja e kompanive të Telekomit me renome botërore, të cilat do të ofronin shërbime konkurruese për qytetarët e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se politika e ka ‘gllabëruar’ Telekomi, siç edhe ka ‘gllabëruar’ të gjitha kompanitë tjera pa përjashtime. Kjo kompani ka nevoje të de-politizohet, edhe bëhet një ristrukturim i mirëfilltë”, ka shtuar ai.
Haxha ka shtuar se mundësia e vetme për rritjen e vlerës së Telekomit është vendosja e një menaxhmeti profesional, të guximshëm e që nuk bëhet vegël e politikës.
“Mos harroni, ka qenë një kohë (2009-2011) kur kjo kompani, në kushte të konkurrencës ka pas një rritje të jashtëzakonshme, ky sukses qëllimisht nuk potencohet, bile bëhen përpjekje të qëllimta që edhe ai sukses të njolloset. Natyrisht se në një shtet kur njerëzve të suksesshëm dhe të dëshmuar me sukses nuk u jepet qasje dështimet janë te pritura në çdo sektorë. Duhet te cekim se ka mundësi që kësaj kompanie të i rritet vlera, vetëm duhet një menaxhment profesional, i guximshëm dhe që nuk bëhet vegël e politikës. Privatizimi do të ishte i mirëseardhur pasi te rritet vlera e kësaj kompanie, privatizimi nga operator ndërkombëtar me renome do ta shpëtonte ketë kompani dhe do te ofroheshin mundësi për shërbime shumë me të mira dhe më konkurruese në treg”, ka përfunduar Haxha.
Nisin procedurat e privatizimit, punëtorët kundërshtojnë, propozohet kompensim i atyre që largohen vet
Në janar të këtij viti Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për autorizimin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës.
E pas kundërshtimit të punëtorëve të Telekomit ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Lluka ka propozuar që pas privatizimit të ndiqet shembullin e Kroaci për dhënies e paketave financiare për punëtorët që largohen vet.
“Unë i kam informuar sindikatën gjithmonë për hapat që do të marrim dhe i kam siguruar se interesi i punëtorëve do të përfaqësohet ashtu siç duhet, ne do marrim raste të privatizimit ku punëtorët nuk janë dëmtuar për shembull rasti i Kroaci ku Telekomi është privatizuar nga T-mobile dhe kjo kompani ka ofruar paketa atraktive për punëtorët që lënë vullnetarisht punën dhe ka pas aq shumë dorëheqje vullnetare dhe e ka tejkaluar numrin e paraparë në raste të tilla është e përshtatshme për të gjithë. Paketat financiare janë rroga avans, varet prej eksperiencës së punës sa ma gjatë që kanë qenë në punë aq më e madhe do të jete paketa, ka modele të ndryshme”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar gjithashtu se nëse vazhdohet puna me mbi 2500 punëtorë sa i ka telekomi do të ketë mbingarkesë.
“Ne e dimë që Telekomi i Kosovës e ka qarkullim që është i ngjashëm me konkurrencën në vend dhe numri i punëtorëve është katër fish më i madh dhe në baza të normales nëse qëndron me këtë madhësi do të ketë mbingarkesë sepse sot Telekomi ika mbi 2500 punëtorë dhe duhet të t’iu bëhet një zgjidhje”, ka shtuar ai.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare me mbi 2400 punonjës ku Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve./Agnesa Çitaku/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...