Almeda Abazi ka zbuluar prej muajsh që është në pritje të fëmijës së parë, madje ka zbuluar edhe gjininë.
Djali i bukuroshes shqiptare dhe aktorit të njohur turk pritet të vijë në jetë rreth muajit prill dhe emocionet vetëm shtohen çdo ditë për ish-Missin. Almeda ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj, e cila këtë herë ka qenë shumë speciale dhe është përjetuar me më shumë emocion, ndërsa pas festimeve ajo është nisur drejt Romës me bashkëshortin e saj.
Nga qyteti i bukur, bukuroshja ka publikuar edhe disa foto të cilat përmbledhin disa nga përjetimet më të rëndësishme të muajit në të cilin ka hyrë. Tek dy foto Almeda është shfaqur teksa shijon një akullore gjigande, ndërsa tek tjetra ka dalë e ulur dhe ka shpjeguar me anë të një citimi: “Prit zemër u lodha”.Moderatorja, ka hyrë prej ditësh në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël.
Ajo ka marrë nurin e kësaj periudhe dhe po e përjeton gjithçka me emocion. Sigurisht edhe sikletet janë shtuar, pasi nga muaji i 7-të dhe deri në fund, lodhja është më e madhe për të.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?