Tani që mësimi në shkolla ka filluar përsëri, është koha e përkryer për të menduar për ushqimet më të mira për koncentrim.
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pemëve dhe perimeve, por cilat janë ushqimet tjera që mund t’ua ofrojmë fëmijëve për t’iu ndihmuar në shkollë? Këto janë pesë ushqimet më të mira për trurin e fëmijëve.
Vezët
Truri i fëmijëve është në fazën e zhvillimit të shpejtë. Kolina është një vitaminë shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit sepse luan rol në krijimin e qelizave të kujtesës në thellësi të trurit. Gogla e vezës është e pasur me këtë vitamin. Përpos kësaj, vezët janë të pasura me proteina, hekur dhe vitaminë A, të cilat ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e qelizave.
Mish peshku me yndyrë
Mishi i peshkut me yndyrë është i pasur me omega-3, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe shëndetin e trurit. Acidet yndyrore janë përbërës thelbësorë për ndërtimin e strukturave për zhvillimin e qelizave. Disa studime kanë vërtetuar se niveli i ulët i omega-3 sjell dobësim të aftësisë së leximit dhe të kuptuarit.
Drithërat
Drithërat janë të pasura me karbohidrate, të cilat ofrojnë sasi të bollshme të glukozës dhe energjisë për t’i dhënë fuqi trurit. Ato gjithashtu kanë sasi të madhe të vitaminës B, e cila siguron sistem të shëndoshë nervor.
Bizelet
Bizelet janë të pasura me vitamina dhe minerale, prandaj janë ushqim shumë i mirë për fëmijët. Ato e lirojnë energjinë ngadalë, gjë që ndikon që fëmijët të mos ndihen të uritur gjatë tërë ditës dhe të jenë më të koncentruar.
Qumështi, jogurti dhe djathi
Qumështi, jogurti dhe djathi janë të pasur me proteina dhe vitaminë B, të cilat janë të rëndësishme për indet e trurit. Një përbërës tjerë i rëndësishëm i këtyre ushqimeve është edhe kalciumi, i cili ndikon për dhëmbë dhe eshtra të fortë, shkruan “BBC”.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...