Disa dhjetëra pjesëmarrës morën pjesë në një garë të rrallë të dielën, ku burri mban një grua mbi shpinë, vrapon për një distancë për të shpuar sa më shumë tullumbace që mundet dhe në fund një vrap të sinkronizuar duke veshur një palë sandale të drunjta.
E gjithë kjo, pjesë e festimeve për vitin e ri hënor në Tajvan.
“Në përfundim menduam se ishte shumë interesante dhe argëtuese e madje mund edhe të përmirësojë marrëdhënien tonë”, thotë një grua.
Kjo traditë vjen në fakt nga zona lindore e Tajvanit, ku dhëndrrat e rinj i mbajnë bashkëshortet në shpinë në ceremoninë e dasmës. Kjo supozohet se tregon fuqinë e dhëndrrit dhe bind prindërit e nuses se ai mundet ta mbrojë atë dhe t’i sigurojë një jetë të mirë.
Përveç kësaj gare të rrallë, në Tajvan ka nisur edhe Festivali i Fenerëve. Për tajvanezët, ky festival mbledh bashkë familjet me shpresën e një viti të ri hënor nën shenjën e paqes, prosperitetit dhe gëzimit.
Njerëzit kanë filluar tani të shkruajnë edhe dëshirat e tyre në fenerët e letrës që lëshohen në qiell, me shpresën se do t’iu realizohen.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...