Rama: Opozita goditi Shqipërinë

18:16 | 17 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një produkt të politikës qorre shpërndarjen e protestës së djeshme në mediat ndërkombëtare, ku ishte lajm i parë të shtunën.

Ai thotë se kjo politikë pa vizion e goditi Shqipërinë në sytë e botë dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”, shkruan Rama në “Twitter”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme