Google ADS

Morawiecki: Për Varshavën, çështja e pasurive të hebrenjve është zgjidhur

17:21 | 17 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deklaratat e Pompeo ngjallën menjëherë reagime në Poloni.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi sot se çështja e dëmshpërblimeve për pasuritë e hebrenjve të grabitura nga nazistët ishte zgjidhur përfundimisht, pasi hodhi poshtë me këmbëngulje një kërkesë të Uashingtonit për të avancuar mbi këtë çështje delikate të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë vizitës së tij në Poloni këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ftoi Poloninë për të miratuar një ligj që do të mundësonte rikthimin e pasurive për ata persona që i humbën gjatë Holokaustit, sipas deklaratave të tij të publikuara nga web faqja e Departamentit të Shtetit.

Deklaratat e Pompeo ngjallën menjëherë reagime në Poloni.

”Çështja e rikthimit të pasurive shtetasve amerikanë me origjinë hebreje është zgjidhur përfundimisht. Ligji i dëmshpërblimit i nënshkruar në 1960 me SHBA-në zgjidh çështjen, gjë që çliron Poloninë nga këto detyrime’’, deklaroi sot kryeministri polak në një intervistë dhënë për agjencinë PAP. /ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme