Google ADS

Kosova 11 vite e Pavarur, ish-kryeministri Berisha: Kujdes nga argatët e Beogradit

13:45 | 17 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me një mesazh në Facebook, ish-kryeministri e vë theksin tek plani Thaçi-Vuçiç për të ndarë Kosovën.

‘Argatë të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe dhe tregtojnë në emër të tij territoret e saj’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gëzuar Kosove 11 vjetorin e pavarësisë!

Te dashur miq, sot Kosova, qytetaret e saj, mbare kombi shqiptar dhe miqtë e saj ne mbare boten festojnë 11 vjetorin e Pavarësisë. Ditëlindja e Republikës se Kosovës fton shqiptaret te përulen me nderimin me te thelle para qindra mijëra bijve dhe bijave te saj qe vendosen ne themelet e lirisë dhe pavarësisë se Kosovës, jetën dhe rininë e tyre si dhe te gjithë atyre qe luftuan dhe sakrifikuan ne dekada e dekada për lirinë dhe dinjitetin e saj kombëtar.

Pavarësia e Kosovës është vepër e gjeniut politik te kombit tone, presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit dhe udhëheqësit mendjendritur te pavarësisë se Kosovës, Komandantit legjendar Adem Jashari, kryeheroit te kombit pas Skënderbeut dhe aleateve tanë me ne krye SHBA, te cilët me fuqinë e tyre ushtarake ajrore mposhten dhe detyruan te kapitulloje kasapin e Beogradit, Sllobodan Millosheviçin.

Por sot pas 11 vitesh liri dhe pavarësi Kosova përballet me një rrezik te madh te copëtimit te trojeve te saj. Argatë te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane kane marre ne dore flamurin e Serbisë se Madhe dhe tregtojnë ne emër te tij territoret e saj. Këta esadiste, miladine e zografë albanofobe duan ti bëjnë Kosovës sot atë qe nuk guxoi ti bënte as Sllobodan Millosheviçi.

Ky qëndrim antikombëtar i argatëve te Beogradit është sot një kushtrim për çdo shqiptar për te mbrojtur Kosovën pre tyre si dhe çdo pëllëmbe te territorit te saj.

Gëzuar Kosove 11 vjetorin e Pavarësisë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme