Beogradi nuk do ta pranojë propozimin e SHBA-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu siç i ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Siç njofton gazeta e Beogradit “novosti”, pala serbe propozimin nga Shtëpia e Bardhë dhe Platformën për dialog i ka parë si veprime të sinkronizuara në mënyrë që Serbinë ta vërë para aktit të kryer për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe që si shpërblim Serbisë t’i ofrohet anëtarësim i përshpejtuar në BE – si dhe opsioni i hapur për hyrje në NATO.
“Se shpresat për njëfarë ndryshimi të qëndrimit të SHBA-së janë vetëm ëndrra, e ka dëshmuar edhe urimi i Trumpit për Serbinë e Kosovën”, konstaton gazeta dhe rikujton se “dy urimet njësoj, kërkojnë marrëveshje me njohje të ndërsjellë”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...