Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se ushtria e Kosovës është profesionale e multietnike.
“Ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jeni krenaria jonë, jeni dëshmia më e mirë e suksesit të shtetit tonë e përparimit tonë. Vetëm 11 vite më parë kemi filluar rrugën e konsolidimit të pavarur të shtetit të Kosovës, para nesh sot kemi një ushtri profesionale multietnike e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës së bashku me ata të rajonit do të shërbejnë për të ndërtuara paqe në çdo kënd të planetit”, ka thënë ai.
Thaçi e ka quajtur krenari, Ushtrinë e Kosovës.
“Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik, ju ushtria e Kosovës jeni krenaria e shtetit tonë”, ka shtuar ai.
I pari i vendit ka kërkuar që këtë vit të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë sipas tij jo për të harruar të kaluarën por për të mos lejuar që të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...