Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka uruar përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se shpallja e pavarësisë më 2008 kishte kurorëzuar rrugëtimin e dhimbshëm nëpër të cilin kishte kaluar popullsia shqiptare, shkruan arbresh.info.
Më tej Pacolli ka uruar që ky të jetë shekulli ku shqiptarët marrin vendin e tyre të merituar.
Lexoni të plotë urimin e tij:
Shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare. Sot 11 vite më vonë Republika e Kosovës vazhdon aspiratat e saja për integrim euro-atlantik dhe ecje përpara. Uroj që ky të jetë shekulli ku shqiptarët marrin vendin e tyre të merituar dhe të jenë më të bashkuar se kurrë. Urime Kosovë përvjetorin e 11-të të Pavarësisë. RrP
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...