Si Ledri Vula, ashtu edhe Era Istrefi menaxhohen nga Faton Shoshi, por deri tani vetëm Era ja ka dalë të depërtojë në tregun muzikor botëror. Ndërsa Ledri edhe pse e ka pasur rastin, ka refuzuar.
I ftuar në “Thumb”, Faton Shoshi ka treguar se Ledri ka refuzuar të bashkëpunojë me një prej këngëtareve më të njohura në botë, Iggy Azalean, sepse reperi nuk pretendon famë ndërkombëtare.
“Ledri nuk ka pranuar se nuk do të testojë tregun amerikan. Unë kam qenë në Los Angeles me menaxherin e Iggy Azaleas dhe bisedova që Ledri të ketë një bashkëpunim. Ata pranuan, arrita marrëveshjen por Ledri tha që jam mirë me tregun shqiptar dhe atë të Kosovës, nuk kam pretendime të iki jashtë, e ndjej veten shumë mirë. Nganjëherë nuk e dinë as artistët vetë por kur e ndjen veten mirë në një vend më mirë të mos rrezikosh dhe të dështosh”, ka thënë Shoshi.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...