WhatsApp revolucionarizon rregullat. Nuk do të mund të futesh më në një grup chat-i pa dhënë më parë leje.
Është në fakt kjo një lloj çlirimi për të gjithë ata që e gjejnë veten të përfshirë në diskutime të përbashkëta, pavarësisht se nuk do ta donin këtë.
Aplikacioni i mesazheve në fakt po punon për një rifreskim që do t`i lejojë përdoruesve të vendosin se kush mund ta shtojë në grupe; të gjithë, asnjë apo vetëm kontaktet.
Risia është sidoqoftë ende në fazë zhvillimi por pasi të jetë finalizuar do të revolucionarizojë mënyrën e chatimit në grup në WatsApp. Funksioni i ri, që do të jetë i disponueshëm në apdejtimet e ardhshme beta për iOS, dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në android, do të lejojë në profil të përcaktosh se kush mund të të shtojë në grupe.
Në rast se do të përzgjedhësh opsionin askush, atëherë nuk mund të shtohesh menjëherë në një grup por do të marrësh një kërkesë të vlefshme për 72 orë, që mund të refuzosh ose jo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...