Në qarje të shpeshtë ndikon stresi, lotët rrjedhin nga sytë edhe në momentet e lodhjes dhe të pagjumësisë
Pos lotëve bazalë për mbrojtje të syve, shfaqen edhe lotët refleksivë dhe emocionalë. Qani pa menduar për natyrën e lotëve dhe cilësitë e tyre. Dhe do të duhej, duke pasur parasysh që ekzistojnë tri lloje lotësh, varësisht nga qëllimi i tyre
Lotët bazalë shërbejnë për mbrojtje të syve dhe vazhdimisht janë të pranishëm. Lotët refleksivë shfaqen si përgjigje ndaj irritimeve fizike, si në rastin e grirjes së qepëve, hyrjes së thërrmijave në sy, tymi, diçka që djeg…Lotët emocionalë shfaqen në momentet e pikëllimit dhe të gëzimit.
Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë kanë theksuar që ekzistojnë disa arsye për qarje:
Shpeshtësia e qarjes mund të jetë edhe shenjë depresioni, e cila më së shpeshti identifikohet me humbje të energjisë dhe apetitit, me çrregullim të humorit dhe ndjenjë të pikëllimit.
Mu për shkak që janë më të mëdhenj, meshkujt më lehtë e kanë t’i fshijnë apo t’i fshehin se femrat.
Personat të cilët mesatarisht flenë midis katër dhe pesë orë, me kalimin e kohës, më saktësisht bëhen më të pikëlluar dhe më të irritueshëm, prandaj lehtë shpërthejnë në vaj, madje edhe kur nuk ekziston arsye konkrete për llojin e tillë të zbrazjes emocionale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...