Origjina e verës është nga Evropa, por jo nga Italia

23:14 | 16 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Bota e 8.000 viteve më pare, ishte në procesin e zgjimit nga një epokë akullnajore. Dhe kur temperaturat u rritën, populli neolitik i Gjeorgjisë, e kuptoi se si të prodhonte verën.

Mund të jetë vera më e vjetër në botë, pasi ndërsa kinezët prodhonin pije alkoolike me bazë rrushi 1.000 vjet më herët, ajo nuk ishte një verë e pastër prej rrushi.

Por vera gjeorgjiane, që daton midis viteve 6000-5800 P.E.S, është njëlloj si vera që njohim sot. Dhe ishte një zbulim i ri i shkëlqyer, ruajtja e saj në një tjetër shpikje të kohëve të fundit, terrakotat, si pasojë e tregtisë së qeramikës që filloi rreth 9.000 vjet më parë. Mjerisht, prodhuesit e lashtë te verës nuk përdornin rrëshirën e pemës, një ferment i njohur që nisi të shfaqet nëpër verëra disa qindra vjet më vonë. / bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme