Prokurorët në Kryeministrinë që u kthye në vendngjarje

21:42 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pesë prokurorë të Tiranës kanë nisur hetimet për protestën e kësaj të shtune në bulevard.

Veprat për të cilat është regjistruar hetimi janë shkatërrim prone, dëmtime me dashje, organizim të tubimeve të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike. Menjëherë sapo është mbyllur protesta, ekspertët kriminalistë kanë kqyrur hyrjen kryesore të Kryeministrisë për të fiksuar dëmtimet e kryera gjatë sulmit të Kryeministrisë.

Tashmë, Kryeministria është kthyer në një vendngjarje, në të cilën pritet që të mbërrijnë hetuesit për të kryer veprimet e duhura.

Të vetmit që kanë mbetur janë efektivët e policisë që vijojnë të qëndrojnë në kordon. Bulevardi po zbrazet pak nga pak.

Gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit, si pas një proteste. Efektivët do të lënë gadishmërinë. Disa do të ikin në shtëpi, të tjerë pritet të përballen me drejtësinë përderisa janë filmuar duke kryer veprime të dhunshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme