Wolfgang Ischinger deshi që Thaçi e Vuçiq të arrijnë marrëveshje në Mynih

17:49 | 16 Shkurt 2019
arbresh.info

Kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, njëherit edhe personi që moderoi diskutimin për Sigurinë në Evropën Juglindore: Dy hapa përpara, një prapa, e kishte synim të Konferencës së Sigurisë në Mynih, që të vendosë përballë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin, shkruan arbresh.info.

“Kur kemi organizuar Konferencën e Sigurisë kemi pasur disa përpjekje për të vendosur së bashku në skenë, liderë që kanë probleme dhe tash nuk do te përmend emra, sepse jam diplomat. Por, mundem të ju them se këta të dy (Vuçiqi dhe Thaçi) janë të vetmit që kanë pranuar të bëjnë këtë, pa qenë në gjendje për të festuar dhe te themi ‘Ne e bëmë këtë’,” është shprehur Ischinger në fund të diskutimit.

Ai ka vlerësuar lartë kurajon e të dy liderëve duke ofruar mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Kjo është një kurajo e mjaftueshme që në këtë skenë të sqarohet çfarë nuk po funksionon dhe pse. Por gjithashtu e vlerësoj faktin se ju të dy përsëritët qëndrimin se do të vazhdoni këtë proces. Dhe, vetëm sa për te përsëritur, qeveritë tona dhe institucionet tona do të sigurojnë asistence, mbështetje, ndihmë në gjithçka që mund të bëhet, për të avancuar në këtë proces,” është shprehur Ischinger./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme