“Ne flasim për njerëzit, fatin e tyre, territorin, dhe të gjitha çështjet dalluese që nuk janë teknike. Mendoj se stabiliteti, qetësia dhe paqja janë diçka që duhet të angazhohemi,” është shprehur Vuçiq në Mynih.
“Kemi gjithmonë politikan të zot në Prishtinë që janë afër arritjes së marrëveshjes, por larg realitetit. Pse jemi pjesë e dialogut? Pse i duhet dikujt Serbia? Sepse ata kanë vendosur për gjithçka. Ata presin vetëm nënshkrimin tonë. Ata i duan të gjitha. Ne do i humbim të gjitha. Dhe çfarë? Mendoni se do të ndodhë kështu? Natyrisht se jo”, është shprehur Vuçiq derisa ka folur për platformën e Ekipit Negociator të hartuar së fundi nga pala kosovare.
Këto komente ai i ka bërë gjatë debatit përballë presidentit Hashim Thaçi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në panelin për Sigurinë në Evropën Juglindore: Dy hapa përpara, një prapa./arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...