Air India rikthen fluturimet në Irak

16:33 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Linja e fluturimeve, Air India ka rikthyer shërbimet në Irak, për herë të parë pas 30 vitesh, teksa në fluturimin e parë do të fluturojnë pelegrinët shiitë për në qytetin e shenjtë, Najaf.

Ambasadori i Indisë në Bagdad, Pradeep Singh Rajpurohit, tha: “Kjo është hera e parë në 30 vjet , që një aeroplan ka arritur nga India në Irak.”

“Ne jemi shumë me fat që qyteti i shenjtë Najaf është zgjedhur si destinacioni i parë”, ka thënë ai, duke shtuar se janë bërë shumë përpjekje për t’i rikthyer linjat e fluturimit mes këtyre dy vendeve.

Aeroplani është nisur nga Lucknow, derisa pelegrinët janë mirëpritur nga zyrtarët irakianë.

Pas disa vitesh të konfliktit dhe sanksioneve gjatë udhëheqjes së Saddam Husseinit në Irak, shumë kompani ajrore kanë ndalur fluturimin në këtë shtet dhe disa prej tyre ende nuk kanë shprehur interesim për t’u kthyer në këtë territor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme