Siç raportojnë nga AIM, kryeministri Zoran Zaev për agjencinë e lajmeve IBNA në Myngen tha se vizita e parë e kryeministrit grek mund të jetë në mars ose prill.
“Tani jemi edhe zyrtarisht jemi Maqedonia e Veriut, ndryshuam shumë simbole në gjithë vendin tonë dhe natyrisht e presin vizitën e parë të Alexis Tsiprasit, në mars ose prill. Më pastaj unë do ta vizitoj Athinën, por do të vij me avionin e qeverisë ku shkruan ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, t’ju tregoj miqve tanë nga Greqia, nga Maqedonia greke, respektojmë marrëveshjen dhe duam marrëdhënie miqësore me fqinjin jugor”, thotë Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri për agjencinë IBNA flet për çmimin që sonte, në Konferencën e Sigurisë në Mynih do t’ju ndahet atij dhe homologut të tij grek për marrëveshjen e Prespës.
“Është nder i madh që do ta pranojmë çmimin në këtë konferencë të sigurisë në Mynih, njëra ndër konferencat më të rëndësishme në botë. E rëndësishme është fakti se jemi shembull i mirë, duke i treguar botës se nëpërmjet praktikave evropiane, mund të arrihen marrëveshje, madje edhe për çështje të ndjeshme siç është emri i nj shteti”, tha Zaev.
Ai shtoi se do të realizohen projekte lidhur me projekte në energjetikë dhe infrastrukturë, që të hapen venkalime të reja kufitare, që fëmijët tanë të udhëtojnë në detin Egje ndërsa qytetarët nga Greqia të vijnë për biznes.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...