Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten paralajmëroi dërgimin e ndihmës së re humanitare në Venezuelë me kërkesë të udhëheqësit opozitar dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino i bëri thirrje qeverisë së presidentit venezuelas Nicolas Maduro të lejojë Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) që të arrijë deri te ata persona që kanë nevojë për ndihmë humanitare.
“Departamenti i Shtetit, USAID dhe Sekretariati i Mbrojtjes më 16 shkurt në bashkëpunim me qytetin Cucuta të Kolumbisë do të dërgojnë ndihma të gatshme për shpërndarje në Venezuelë. Kjo ndihmë mund të mbulojë nevojat më elementare të popullatës më të rrezikuar në Venezuelë”, tha Palladino.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor