Google ADS

Protestuesit sulmojnë sërish kryeministrinë, por tërhiqen pas gazit lotsjellës

13:54 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar edhe tetnativa e dytë e protestuesve, për të mësyrë në objektin e kryeministrisë, pasi edhe këtë herë policia ka reaguar me gaz lotsjellës.

Fillimisht turma çau rrethimin dhe sulmoi hyrjen kryesore të kryeministrisë, por u tërhoq për disa minuta, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Por sapo kordoni policor u rivendos, turma u organizua sërish dhe këtë herë sulmoi nga hryja anësore, ku ëshët vendosur edhe instalacioni i kërpudhës.

Edhe këtë herë reagimi i policisë ishte në të njëjtën formë, duke hedhur gaz lotsjellës, gjë që solli sprapsjen e përkohshme të turmës, që gjithsesi vijon të jetë e grumbulluar para kryeministrisë.

Të gjithë zyrtarët e lartë politikë të opozitës, nuk japin një afat për mbylljen e protestës, por lanë të kuptohet se do të vijojë përtej ditës së sotme./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme