“Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike të Kosovës dhe Kosova është përherë mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri Haradinaj pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Blok, për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.
“Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet dhe ne kemi nevojë edhe në këtë fazë të konsolidimit të vendit për mbështetje politike nga ky vend” , tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.Më tej, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencial vendorë dhe të huaj.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin e Jashtëm holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve. Duke vlerësuar arritjet e Kosovës, ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli./arbresh.info
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb