Lojtari kryesor i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka gjashtë ndeshje që nuk paraqitet me ekipin e tij.
Kapiteni i Spurs ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave edhe për disa javë.
Ndërkohë barrën për ta udhëhequr Tottenham drejt fitoreve e ka marrë koreani Heung-Min Son.
26-vjeçari ka shënuar në katër ndeshjet e fundit radhazi si dhe ka bërë asistime për sukseset e Spurs.
E falë paraqitjeve të mira Tottenham ka vendosur që t’ia rrisë pagën yllit të tyre.
Son e kishte vazhduar kontratën në korrik deri në vitin 2023 ku do t’i merrte pesë milionë euro në stinor.
Por tani mediat angleze kanë konfirmuar se Spurs kanë vendosur që t’ia ngritin pagën Sonit deri në tetë milionë euro në stinor.
Ky vendim i klubit vjen edhe për ta shmangur një largim të mundshëm të koreanit në drejtim të skuadrave më të mëdha.
Son iu bashkua Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro.
Në 172 ndeshje zyrtare me fanellën e Spurs, koreani ka shënuar 63 gola dhe ka bërë 35 asistime.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...