Një tërmet prej 5,4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Indonezinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia meteorologjike, klimatike dhe gjeofizike e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar në zonën e provincës Papua, apo më saktësisht 47 kilometra në veriperëndim të Jayapura, kryeqytetit të provincës.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në thellësi prej 10 kilometra ndërkaq ende nuk dihet nëse ka viktima në njerëz.
BMGK dhe as Qendra për cunami në Paqësor nuk lëshuan paralajmërim për cunami.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” dhe shpesh goditet nga tërmetet, vullkanet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Në shtator të vitit të kaluar, një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami në të cilin më shumë se 2.000 njerëz humbën jetën.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...