Vendoset Deklarata e Pavarësisë në sheshin “Nëna Terezë” në kryeqytet

10:03 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Është vendosur Deklarata e Pavarësisë në qendër të Prishtinës përkatësisht në sheshin “Nëna Terezë”.

Kjo deklaratë e cila është nisur nga Kuvendi i Kosovës pritet të dërgohet edhe në 6 qendra kryesore të tjera të Kosovës, raporton arbresh.info.

Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1229097633919948/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme