Google ADS

Transferimi misterioz i Schumacherit me helikopter në Spanjë

11:17 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Rruga e shërimit për Michael Schumacher po ecën shumë ngadalë, por familja vazhdon të mbajë besimin edhe pas pesë vite nga aksidenti i tij.

Lajmet e fundit rreth gjendjes së tij shëndetësore duket se janë pozitive pas informacioneve të zbuluara nga mediet e ndryshme gjermane.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ka kaluar pushimet e fundvitit dhe ditëlindjen e tij në rezidencën e blerë nga gruaja e tij Corinna në Mallorca.

Transferimi i tij drejt Spanjës nga Zvicra raportohet të ketë ndodhur më 20 dhjetor.

Schumacher ka kaluar disa javë atje, ku ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 50, më 3 janar.

Temperaturat e ulëta në Zvicër, kanë bërë që familja e tij gjatë dimrit të zgjedh qëndrimin në Mallorca, për të shijuar klimën e ngrohtë, e cila mund të ndihmojë në shërimin e ish shoferit të Formula 1.

Sipas gazetave lokale, Schumacher do ishte parë në një nga tarracat e rezidencës. Ai qëndronte ulur nën një çati, duke mbrojtur veten nga dielli, me një batanije ngjyrë kafe që ia mbulonte këmbët. Me të ishte gjithmonë një grup kujdestarësh.

Deklarata e fundit zyrtare rreth gjendjes së Schumacher është lëshuar më 3 janar, ku thuhet se po bëhen të gjitha përpjekjet për të ndihmuar në shërimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme