Këmbëngulja e Kryeministrit Haradinaj për mos heqjen e taksës, ka shkaktuar shumë polemika mes tij dhe Presidentit Thaçi.
Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se kjo taksë nuk do të hiqet deri sa Serbia të njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ndërsa kreu i shtetit thotë se kjo taksë po dëmton marrëdhëniet me e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, i ka thënë portalit Arbresh.info, se konsideron se kjo taksë duhet të hiqet, pasi së pari ajo nuk po i hap rrugë procesit për vazhdimin e dialogut dhe së dyti po i prish marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në.
“Pezullimin kanë të drejtë për ta kërkuar të gjitha shtetet, asnjë shtet nuk e ka përkrah këtë taksë, madje as BE. Nuk është masë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bilaterale. Duhet me heqë dore nga kjo që me i dhanë rrugë dialogut me Serbinë. Taksa ka filluar të na pengoj edhe me shtetet tjera. Qeveria ka të drejtë me mbajt këtë qëndrim, por, edhe shtetet tjera kanë të drejtë me i bë kundërmasa shtetit të Kosovës” deklaroi Tahiri për arbresh.info
Veç këtyre, sipas Tahirit, Kosova ka nevojë më shumë për veprime institucionale se sa për opinione të Thaçit apo Haradinajt.
“Kosova ka nevojë për veprime institucionale dhe jo vetëm për opinione të Thaçit apo të Haradinajt, apo të kujtdo tjetër. Duhet me e shpërthye këtë bllokadë pavarësisht rolit të Thaçit. Vendimi për pezullimin e taksës, duhet të merret në Qeveri dhe të hidhet në votim. Besoj se, deri më 17 shkurt do të vazhdoj kështu, pas kësaj do të pezullohet ose do të qëndroj taksa” deklaroi Tahiri.
Në një prononcim për Arbresh.info, këmbënguljen e Haradinajt për mos pezullimin e taksës, analisti Blerim Burjani, e ka konsideruar si të kotë. Sepse, siç thotë ai, SHBA-të nuk heqin dorë deri në fund nga kjo temë.
“Sjellja pa zgjidhje te çështjes se taksës është absurde, me qellim po behet konfuzitet në ketë teme dhe pështjellim, ikja nga kushti i SHBA për ta pezulluar taksën është i kote.
Gabon Haradinaj se do të ndalohet apo harrohet qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë dhe do të heqin dorë amerikanet për taksën, nuk ka kthim prapa te SHBA për ketë teme, këtu urgjent duhet mbledhur kuvendit, nëse dëshirohet te ndalet e keqja” tha Burjani.
Ai i ka vlerësuar si të dëmshme veprimet e Kryeministrit Haradinaj, sepse sipas tij ai po i neglizhon dhe bënë ‘’hajgare’’ me SHBA-të.
“Është e çuditshme kur Kryeministri relativizon qëndrimin amerikan për taksen e tenton t’i ikë duke thënë se ai e do miqësinë me SHBA-në, këto iluzione ky kryeministër duhet t’i heq. Koha po ec kundër Kosovës, andaj sa me parë duhet te ndalet ky kryeministër për dëmet qe mund t’i sjellë shtetit.
Kjo çka thotë ky njeri është sikur neglizhon dhe bënë hajgare me SHBA, njerëz te tillë të pa punë që politikën e mendojnë që e kanë punë, dështojnë, këtë dështim të këtij kryeministri duhet te konfirmoje kuvendi” deklaroi Burjani
Ndryshe, Qeveria e Kosovës që nga 21 nëntori ka vendosur taksë 100% për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Kryeministri Haradinaj është zotuar se kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen nga Serbia./Arbresh.info/
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë