Artan Hasani, kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka përsëritur qëndrimin që kontrollorët ajrorë të mos përfshirjen në ligjin për pagat.
Pas pezullimit të grevës gjatë ditës së sotme, Hasani ka thënë se kontrollorët duhet të kenë një status të veçantë dhe të mos lihen në atë që ka thënë “ligj kuti” që nuk mund të zhvillojë agjencionin.
“Ligji ka krijuar një lloj tavani, është ligj-kuti dhe nuk mund të zhvillohesh përtej asaj kutie. Në botën e aviacionit nuk mund të ketë këso ligji. I kem të hyrat tona që i marrim prej avio-kompanive. Ne mund të financohemi 100 për qind, por mund të rritet taksa ndaj aviokompanive”, ka thënë Hasani.
“Ekziston një problem sa i përket marrëveshjes. Ne nuk kemi garanc që kjo lloj kutie ose kjo marrëveshje na lë jashtë. Nëse mendohet që të na lënë brenda këtij ligji, atëherë do ta kemi të pamundur të zhvillohemi. Është e paqartë se si do të përdoret marrëveshja kolektive. Ka shumë paqartësi, por nuk kemi arritur të krijojmë këtë qartësim”, ka shtuar ai.
Ai i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Ramush Haradinaj që t’i caktojë disa parametra sa i përket këtij profesioni.
“Një zotim ose përkushtim më i madh i kryeministrit sepse jemi një agjencion me shërbim jetik, një zotim që të trajtohemi me status të veçantë, të mos na prek ky ligj dhe t’i caktojmë disa parametra sa i përket këtij profesioni. Kemi qenë 32 kontrollorë, tash kemi mbetur më pak sepse disa prej nesh kanë shkuar në Gjermani”, ka thënë Hasani.
“Me licencën ndërkombëtare ata kanë ikur jashtë. Licenca mjekësore që ka shumë kufizime për këtë profesion. Kolegët kanë ikur ku paguhen pesë apo dhjetëfish më shumë. Nuk e kanë pasur lehtë me dal, por kur e kanë pa që nuk po zhvillohet aviacioni dhe nuk po ka ngritje në kualitet shumë prej tyre kanë ikur”, ka thënë veç të tjerash ai.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës