Disa shkencëtarë morën në studim 38 persona, të cilët ishin ose “bufa nate” ose persona mëngjesi (njerëz që shkojnë në shtrat para orës 23:00 dhe zgjoheshin në 06:30) dhe hetuan funksionin e tyre të trurit në pushim duke përdorur skanime rezonancë magnetike (MRI).
Vullnetarët kryen një sërë detyrash në kohë të ndryshme, nga ora 08:00 deri në orën 20:00, dhe iu kërkua që të raportojnë për nivelet e tyre të përgjumjes.
Sipas “BBC” personat që zgjoheshin herët në mëngjes rezultuan më pak të përgjumur dhe kishin kohën më të shpejtë të reagimit në testet e hershme të mëngjesit. Ata gjithashtu perfomonin dukshëm më mirë në mëngjes sesa personat që zgjoheshin vonë .
Në të kundërt personat që flinin shumë vonë kishin kohën më të shpejtë të reagimit në orën 20:00. Lidhja e trurit në rajonet që parashikonin performancë më të mirë dhe përgjumje më të ulët ishte dukshëm më e lartë te personat që zgjoheshin herët në mëngjes në të gjitha pikat e kohës.
Hulumtuesja kryesore, Dr Elise Facer-Childs, nga Qendra e Shëndetit Humik të Universitetit të Birminghamit tha: “Njerëzit e natës përgjatë shkollimit duhet të ngrihen më herët, pastaj ata hyjnë në punë, kështu që vazhdimisht duhet të luftojnë kundër preferencave të tyre dhe ritmeve të tyre të lindura”.
Dr Facer-Childs shtoi: “Një ditë tipike mund të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 17:00, por për një njeri që fle shumë vonë kjo mund të rezultojë në në performancë të zvogëluar gjatë mëngjesit, mungesën e vetëdijes dhe rritjen e përgjumjes gjatë ditës. Nëse, ne si shoqëri, mund të jemi më fleksibël për mënyrën se si e menaxhojmë kohën, mund të arrijmë shumë për maksimizimin e produktivitetit dhe minimizimin e rreziqeve të shëndetit”.
Dr Facer-Childs theksoi se dallimet në lidhjen e trurit nuk janë një lloj i caktuar dëmtimi dhe ndoshta janë të kompensueshme, pro shqetësues mbetet fakti se rreth 40-50% e popullsisë thanë se kishin preferencë të flinin vonë dhe të ngriheshin pas 08:20, thanë hulumtuesit.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...