Komisioneri Evropianë, Johannes Hahn gjatë Konferencës së Sigurisë në Munchen është takuar me udhëheqësit e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli.
Ai theksoi se pati një bisedë të mirë me udhëheqësit kosovarë.
Në një postim në Twitter, Hahn ka thënë se ka ritheksuar nevojën për të rifilluar dialogu me Serbinë.
“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin. Unë e ritheksova urgjencën për t’u rikthyer në dialog me Serbinë që po ndërmjetësohet nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, unë përsërita ofertën time për të ndërtuar një mënyrë të shpejtë dhe praktike, zgjidhjen e tregtisë që është irrituese në dy anët” ka shkruar Johannes Hahn.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...