Në emisionin në RTV Dukagjini po diskutohet për ecurinë e shtetit të Kosovës 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë.
Analistja Luljeta Aliu ka thënë liberalizimi i vizave i duhet shumë Kosovës dhe populli ka nevojë për këto viza, por sipas saj politika e ka përdorur temën e vizave.
“E pamë edhe me demarkacionin, që na thanë se pa votimin e tij nuk ka viza. Tash edhe Presidenti po thotë s’ka liberalizim të vizave pa u pajtuar me ndryshimin e kufijve dhe pa vazhduar me dialog. Pra, liberalizimi i vizave po merret gjithmonë si “shkopi” ndaj neve”.
Aliu ka thënë se klasa politike duhet matur mirë para se të bëj ndonjë kompromis të radhës për vizat.
“Para se të bëjmë secilin kompromis në këmbim të vizave duhet të matemi se cili është efekti i marrëveshjes që po bëjmë. A po ja vlen gjithçka të shesim për viza?!”, tha ajo.
Analisti Bekim Kabashi ka thënë se Kosova ka pasur kushte politike për dallim nga vendet tjera të rajonit.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave më shumë ka qenë retorikë e politikanëve të raport me qytetarët e Kosovës, pasi shumë qytetarë sipas tij, nuk kanë punë ose duan jetë më të mirë, e vizat po i shohin si një mundësi për të përmirësuar mirëqenien.
Kabashi ka thënë se deklarata e fundit e presidentit Thaçi se nëse nuk e heqim taksën nuk do të na liberalizohen vizat.
“Bashkimi Evropian gjithashtu po tenton të vendos taksën si kusht për liberalizim të vizave, edhe pse nuk është ndoshta një kusht zyrtar”, tha ndër të tjera Bekim Kabashi.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti