Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Mynihu ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka thënë se në takimet që i ka zhvilluar është kërkuar pezullimi i taksës.
Thaçi ka thënë se pret hapa konkretë dhe pozitivë, për vazhdimin e dialogut sa më shpejt që është e mundur.
“Ka qenë temë takimi edhe taksa. Ishte sygjerim i të gjithëve për pezullimin e përkohshëm. Është e pakuptueshme edhe kushtëzimi i dialogut në raport me Kosovën, prandaj pres hapa konkretë dhe pozitivë”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.
Presidenti i vendit ka thënë se letra e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, janë inkurajuese për marrëveshjen finale.
Thaçi ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka angazhim të theksuar, për përmbylljen e konfliktit Kosovë-Serbi.
“Është më inkurajues mesazhi që Trump i dërgon Vuçiqit, për domosdoshmërinë e njohjes reciproke. Shtëpia e Bardhë ka një angazhim të theksuar, të vendosur në përmbylljen e konlfiktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Thaçi.
Ndryshe, edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i interesuar për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...