Google ADS

Zaev: Maqedonia e Veriut është aktive në proceset e sigurisë globale

19:12 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në proceset e sigurisë globale, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili kryeson delegacionin qeveritar në konferencën e sigurisë së Mynihut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç pjesëmarrjes në disa ngjarje brenda agjendës së konferencës, Kryeministri dhe anëtarët e delegacionit do të mbajnë disa takime dypalëshe të përbashkëta dhe të ndara.

Zaev u takua sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku u konfirmua vija rritëse e zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, me potencial për zgjerimin e marrëdhënieve të mira, veçanërisht në lidhjet ekonomike.

Gjukanoviq përgëzoi kryeministrin Zaev për statusin e shtetit të ftuar të NATO-s dhe tha se Kuvendi malazez shumë shpejt do të ratifikojë protokollin për pranimin e vendit tonë në NATO, pas së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë anëtarësim të plotë pasi protokolli të nënshkruhet nga të gjithë shtetet anëtare të Aleancës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme