Google ADS

Hoxhaj: Tani është koha që Serbia të tregojë seriozitetin dhe vullnetin politik për paqe dhe njohjen e ndërsjellë

18:51 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se platforma e Kosovës për dialogun me Serbinë reflekton vullnetin demokratik dhe përkushtimin për të zhvilluar raporte normale dhe paqësore me Serbinë.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se tani është koha që Serbia të tregojë seriozitetin dhe vullnetin politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe njohjen e ndërsjellë.

“Platforma e Kosovës për dialogun me Serbinë reflekton vullnetin tonë demokratik dhe përkushtimin për të zhvilluar raporte normale dhe paqësore me Serbinë. Tani është koha që Serbia të tregojë seriozitetin dhe vullnetin politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme