Matthijs De Ligt është nga emrat më të kërkuar në fushën e transferimeve.
Skuadra si Juventus, Barcelona e Paris Saint Germain janë vënë në kërkim të shërbimeve të talentit premtues të Ajax.
Barcelona është një nga skuadrat favorite, pasi lojtari pëlqen një ribashkim të mundshëm me Frenkie de Jong.
Por, një kalim potencial i De Ligt tek Barcelona do të varej nga gjendja shëndetësore e Samuel Umtiti, shkruan ‘Mundo Deportivo’.
Barcelona aktualisht ka gjashtë lojtarë në qendrën e mbrojtjes, por kontrata e Thomas Vermaelen mbaron në fund të sezonit, kurse Jeison Murrillo është i huazuar dhe nuk do të ketë kalim permanent.
Kështu, skuadra pritet të mbetet vetëm me Samuel Umtiti, Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Jean Clair Todibo.
Gjithsesi, Umtiti ka ngecur paksa me një problem në gju dhe ai pritet të mungojë për një kohë të konsiderueshme. Nëse ai nuk do të rikthehet në kohë, atëherë Barca do të kryej lëvizjet për të riun e Ajax.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...