Duke marrë shkas nga disa prej vendimeve të gjykatave deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paraqitur këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë disa propozime për ndryshime në kodin penal dhe kodin e procedurës penale.
Sipas propozimeve asnjë i dënuar për Vrasje për Gjakmarrje, Vrasje të funksionarëve publikë, Vrasja të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare nuk duhet të përfitojë gjykim të shkurtuar.
Kjo sipas deputetit demokrat do të jepte një mesazh të fortë për këta persona se nuk mund të përfitojnë nga lehtësirat ligjore. Po ashtu Salianji propozon se nuk mund të lirohen me kusht ato persona që kanë kryer këto vepra penale dhe janë përsëritës.
Po ashtu Salianji propozon që të mos ketë gjykim të shkurtuar për dy vepra të tjera penale ajo e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Për këto dy vepra penale ai kërkon dhe që të mos aplikohet lirimi me kusht.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...