Barcelona dhe Real Madrid në garë për yllin portugez

17:42 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Barcelona dhe Real Madrid po e vazhdojnë rivalitetin e tyre edhe jashtë fushave të blerta.

Anëtari i Benfica, Joao Felix është lojtari i cili po tërheq vëmendje të madhe nga top pesë ligat evropiane.

‘Mirror’ shkruan se Barcelona dhe Real Madrid janë në ‘pole position’ për të marrë nënshkrimin e portugezit.

Në Portugali flitet se Benfica pret që lojtari të transferohet tek njëri nga gjigantët e kampionatit spanjoll.

Felix vlerësohet me një shifër prej 100 milionë eurove nga skuadra e tij aktuale.

Kujtojmë se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra e Manchester United, por duket se favorite janë skuadrat nga Spanja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme