Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Ai do të marrë pjesë në panelin folës të konferencës që mbahet tre ditë, shkruan arbresh.info.
Nesër Thaçi do të përballet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në diskutimin për sigurinë: Dy hapa përpara, një hap prapa.
Gjithashtu pjesë e panelit do të jetë komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, kurse moderator do të jetë Wolfgang Ischinger, ambasador dhe kryetar i Konferencës për Siguri në Mynih.
Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...