Javën e kaluar emisioni n’ZOOM ka sjell detaje nga rikthimi i grupit TNT.
E, këtë javë arbresh.info ka mësuar që edhe një tjetër grup e ka gati rikthimin.
Bëhet fjalë për legjendat e dikurshme ‘Marigona’.
Vokalisti i grupit Vullnet Sefaja në një prononcim për portalin arbresh.info ka bërë të ditur që e kanë gati një këngë.
‘Po, është e vërtetë që do të shënojnë rikthimin e një projekt të ri që klipi është xhiruar’, u shpreh ai.
Më tutje, ka pohuar që ende nuk ka datë të saktë se kur do e lansojnë këngën të shoqëruar me videoklip por e sigurt që deri në fund të shkurtit.
Përndryshe, mbetet të shihet se a do bëjnë ndonjë ndryshim në ekip apo në zhanër muzikor që të jenë më modern duke u përshtatur me tregun muzikor./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...