Google ADS

Prangosen dy persona dhe konfiskohen rreth 40 mijë euro false

15:00 | 15 Shkurt 2019
L G

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 40 mijë euro të falsifikuara, si dhe ka arrestuar dy persona, raporton Arbresh.info.

Drejtori i Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu ka thënë se hetimi i këtij rasti është bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Sipas tij, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë janë realuizuar dy operacione ku janë konfiskuar edhe disa prova materiale.

“ Drejtoria jonë në bashkëpunim më AKI-në, pas disa hetimeve, mbrëmë ka realizuar planin operativ “100 euro” , lidhur me veprën penale “Falsifikim i parasë”. Operacioni ka pasur të bëj më 393 euro të falsifikuara në vlera arrin 39 mijë e 300 euro si dhe arrestimin e dy personave. Lidhur më operacionin me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë janë realizuar dy operacione ku kemi konfiskuara disa prova materiale”, ka thënë Spahiu.

 

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast sipas tij  janë  I.S  38 vjeçar, si dhe një 26 vjeçar, që të dy shtetas kosovarë.

Ai u shpreh se këto para nuk janë prodhuar në Kosovë dhe origjina e tyre sipas tij është nga shtetet fqinje. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme