Barcelona dhe Labinot Kabashi kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke e zgjatur edhe për dy vite tjera, deri më 30 qershor 2021.
Talenti kosovar do të ketë një klazolë prej 40 milionë euro që do të bëhet 100 milionë nëse bëhet pjesë e ekipit të parë.
Labi ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e futbollit të Barcelonës, duke debutuar sezonin e kaluar në Uefa Youth League dhe në moshën 16 vjeç u thirr nga ekipi i parë i Kosovës.
“Dua ta falënderoj FC Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua përkundër lëndimeve që kam përjetuar në muajt e fundit, klubi ka qenë gjithnjë pranë meje dhe unë dua të kthej gjithë këtë besim me punë, përpjekje dhe futboll”, deklaroi ai.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin