Aktori turk me prejardhje shqiptare shpallet mashkulli i vitit

11:09 | 15 Shkurt 2019
A. B.

Can Yaman ka pasur një vitin me plot suksese dhe me këtë po vazhdon edhe gjatë 2019.

Aktori i njohur turk me prejardhje shqiptare, u shpall aktori i vitit që e lamë pas, shkruan portali arbresh.info

Mbrëmë u mbajt një gala ndejë e revistës “GQ” në Turqi, ku artisti u nderua me titullin “Mashkulli i vitit 2018”.

Në një intervistë për mediat turke ai kishte pranuar se është shqiptar dhe ndihet krenar për këtë.

Theksojmë se Can ka lindur në Stamboll dhe kohët e fundit merret edhe me modelim, ku është shfaqur në një numër të madh të ngjarjeve që kanë të bëjnë me bukurinë.

Ndryshe, aktori së fundi është përfolur për jetën private duke e lidhur me aktoren e serialit të larcekur, Demet Ozdemir./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme