Google ADS

OKC pëson humbje befasuese te Palicans

08:57 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Oklahoma City Thunder ka pësuar humbje befasuese në udhëtim tek New Orleans Pelicans.

Thunder u futën në këtë takim pas një serie të mirë ku në 12 ndeshjet e fundit kishin shënuar 11 fitore.

Por Pelicans të udhëhequr nga Julous Randle e Holiday triumfuan me nëntë diferencë 131:122, transmeton Telegrafi.

Alo qendra Julius Randle ishte më efikasi tek vendasit me 33 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.

Meritë të madhe në këtë fitore pati edhe Justin Holiday që shtoi 32 pikë e shtatë asistime.

Russell Westbrook ishte fantastik këtë mbrëmje me një tjetër Triple Double, i 11-ti radhazi.

Fundori i Thunder shënoi 44 pikë, 11 asistime e 14 kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Paul George me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Orlando Magic në përballje me Charlotte Hornets 127:89.

Terrence Rosse me 21 pikë si dhe Nikola Vucevic me 17 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Magic që ju kanë ofruar pozitave që i dërgojnë në Play Off.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme